Prishtina humbet, nuk bind as ndaj Fushë Kosovës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

priFC Prishtina humb një tjetër miqësore, duke ekulibruar bilancin e deritanishëm që numëron pikërisht 2 fitore dhe dy humbje në katër teste të zhvilluara. Disfata e radhës për prishtinasit ka ardhur përballë Fushë Kosovës, ku diferencën e bëri një gol i shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në shtesë, me autor Qendrim Kida. Gjithsesi. Prishtina sërish nuk ka bindur me lojë, teksa në pjesën e parë u aktivizua kryesisht një formacion me të rinj, megjithatë ia doli të rrezikoi të paktën dy herë seriozisht. Ndërkohë që në pjesën e dytë luajtën futbollistë që synojnë të jenë titullarë, ndonëse pati edhe mungesa. Për t’u regjistruar në këtë fraksion loje ishte një goditje shtylle dhe dy herë e tranversës,
Fushë Kosova, megjithëse shpëtoi nga pësimi, nuk qëndroi duke shikuar. Atëherë kur pritej që ndeshja të përfundonte pa gola, ishte një prekje me dorë e ish-lojtarit të Partizanit, Besnik Krasniqi, që detyroi gjyqtarin të drejtonte gishtin nga pika e penalltisë. Kida ekzekutoi saktë, duke i dhënë Fushë Kosovës, një fitore që shërben më shumë për moralin.

Prishtina – Fushë Kosova 0:1 (0:0)
Golashënues: Qendrim Kida 90+1’

Prishtina: Kushtrim Mushica (Alban Muqiqi – 60’) – Armend Thaqi (Besnik Krasniqi – 58’), Leotrim Beqiri (Liridon Kukaj – 67’), Akil Makolli (Armend Thaqi – 70’), Agon Xhaka (Ardian Ismajli – 46’) – Ardi Basha (Qendrim Sejdiu – 60’), Qendrim Jahaj (Driton Krasniqi – 58’), Granit Begolli (Durim Gashi – 40’ – Lorik Boshnjaku – 79’), Endrit Krasniqi (Shend Kelmendi – 58’) – Bashkim Shala (Florim Bërbatovci – 63’), Elhami Berisha ((Gentrit Begolli – 63’). Trajner: Ramiz Krasniqi.

Fushë Kosova: Arlind Gashi – Burim Shala, Visar Gojnovci, Qendrim Kida, Valmir Kutllovci, Gentrit Dumani, Arbenit Krasniqi, Shkëlzen Jashanica, Fitim Krasniqi, Agron Breznica, Mentor Bekteshi. Trajner: Besim Gjyrevci.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.