11 më të mirët

0
SHPËRNDAJE
Loading...

vloraMinuta90.com ka shpallur formacionin e javës sipas mendimet të stafit. Janë përzgjedhur ata lojtarë që kanë spikatur gjatë ndeshjeve të fundit. Sigurisht ka patur edhe të tjer pretendend për këtë 11-tëshe, por në formacionin më të mirë vetëm 11 lojtar mund të renditen, si edhe një trajner, që në rastin konkret është përzgjedhur Gentjan Mezani, i Flamurtarit.


Jasmin Agovicjasmin-agovic_1471511719

Jo vetëm se neutralizoi 11-metërshin e Salihit, por portiere 25 vjecar ka treguar një formë të mirë sportive ndaj Skënderbeut.


Labinot IbrahimiLabinot Ibrahimi

Gjithmon i palodhur në krahun e djathtë, lufton shumë në fazën mbrojtëse, por nuk harron të sulmoj duke treguar një formë të mirë fizike.


 Boyomboyom-luftatari-1

Kamerunasi është shumë i fortë në prapavijë, por tregoi se edhe di të shënoi në rasti konkret ndaj Lacit.


Franc VeliuVeliu-me-trofeun-e-Kupes-se-Shqiperise

Më parë tek Partizani dhe Kukësi ka qenë cështje besimi, ndërkohë që në Vlorë të gjithë e njohin Veliun dhe besojnë në kualitetin e tij. Tashmë po rikthehet ai lojtar që të gjithë jemi mësuar të shikojmë.


 Blerim Kotobellikotobelli

Mbrojtësi i Teutës është një piston në krahun e majtë të mbrojtjes, por ai ndihmon gati në cdo aksion repartin e avancuar duke kërkuar të shërbejë për repartin sulmues.


 Ardit Krymi

Ardit Krymi në sfidën ndaj Skënderbeut
Ardit Krymi në sfidën ndaj Skënderbeut

Shumë i fortë dhe luftarak në lojën e tij në mesfushë. Gjithnjë i vëmendshëm dhe nuk para lëshon në duelet me kundërshtarin.


Donjet Shkodradonjet shkodra

Ka treguar se ka klas, për më tepër është deciziv me golat e tij. Ka zhvilluar një performancë pozitive në fitoren ndaj Tiranës, shoqëruar kjo edhe me golin e shënuar.


Dejvi Bregubregu-1

Futbollisti i Luftëtarit po tregon se Flamurtari që e rriti dhe formoi si lojtar, ka gabuar në largimin e tij. Ndeshja ndaj Lacit, jo vetëm për golin e shënuar, vazhdon të demostroi formën e mirë që vlonjatë këmbëshpejtë po kalon.


Danilo Alvesh

Danilo Alvesh me fanellën e Flamurtarit
Danilo Alvesh me fanellën e Flamurtarit

Është një lojtar i vecantë, sepse jo vetëm që është i rrezikshëm në zonën e rreptësisë, por ndihmon shumë edhe mesfushën duke qenë polivalent në lojën e tij. Një lojtar që cdo trajner do të kërkonte ta kishte në skuadër.


Aquinobruno-aquino-400x220

Braziliani i Lacit është treguar një “killer” i vërtetë para portës gjirokastrite. Me dy golat e tij ka rikthyer besimin tek skuadra kurbinase në një ndeshje që dukej e humbur ndaj Luftëtarit.


Artur Magani

Artur Magani
Artur Magani

Vazhdon të tregoi se kur goli mungon është thjeshtë cështje fati, sepse sulmuesi Peqinas nuk para fal përpara portave kundërshtare. I tillë ishte dhe ndaj Korabit, pasi shënoi në momentin e parë që u gjend përpara Vujadinovic.


Gentjan Mezanigentian-mezani-supersport

Tashmë ky trajner e ka konfirmuar veten si pjesë e elitës së futbollit shqipar në fushën e trajningut. I ardhur si shpëtimtarë i kuqezinjëve në një moment të vështirë pas largimit të detyruar të Maganit, tashmë Mezani mbetet një pikë e fortë referimi, pasi ka treguar se punoi në ditë të vështirë duke motivuar lojtarët të pa paguar prej 5 muajsh, ndërkohë që tashmë që xhepat e tyre janë shëndoshur, është akoma më e lehtë të korrësh suksese, si ai i fundit ndaj Tiranës.


end-zone-view-soccer-football-field

S'KA KOMENTE

Comments are closed.