Mirel Josa: Nuk bëmë lojën tonë, meritonim barazimin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Nga i dërguari ynë në “Elbasan Arena”: Elton Karaj

Mirel Josa: “Nuk ishte rezultat i drejtë pasi për mënyrën si luajtëm duhet të bënim më shumë. Ne luajmë lojën nga krahët dhe sulmojmë në qendër. Këtë gjë nuk e bëmë duke e ditur edhe çfarë lojtarësh ka Dinamo e Zagrebit nga mesfusha e lart. Goli i pësuar në fund nuk është lajm i mirë, qoftë edhe nga ana e moralit për lojtarët, rezultati 1-1 do ishte diçka më ndryshe. Duke ju futur rrjedhës së lojës në përgjithësi, dua të them që në pjesën e dytë patëm një ngritje në lojën tonë pavarësisht se pjesën e parë e mbyllëm në avantazh. Në momentet që ne dilnim në krah qoftë me Berishën apo edhe Latifin, ne nuk duhet të shkonim në veprime individuale, por duhet të kapnim lojën në mesfushë për të ndërruar krah apo edhe të luanin në qendër.”

mirel-josa

“Normal që rezultati nuk na favorizon por ne do të shkojmë në Zagreb për të bërë lojën tonë pavarësisht rezultatit. Edhe loja tregoi qysh nga minuta e parë deri në minutën e 90 atë që un thash dhe dje, që Dinamo e Zagrebit është duke e përmirësuar lojën nga ndeshja me Molden deri në ndeshjen me RNK Split. E tregoi dhe sot, lojtarët që u futën në fushë për ta, i dhanë një impuls tjetër lojës. Zëvëndësimet nuk janë bërë me vonesë, pasi fundja fundit ishim në rezultat 1-1, por me këtë rezultat Berishën dhe Salihin menduam ti mbanim pak më shumë në lojë duke parë kualitetet që ato kanë. Lojës nuk i dihet kurrë, pasi një ndërrim duhet mbajtur deri në fund për çdo të papritur, dhe normal qe edhe me rezultatin 1-1 do te isha i kënaqur. Do të ndryshoja diçka në modul, por asgjë nga formacioni i sotëm. Duhet të shpërndanim më mirë topin në qendër dhe normalisht futjen e topit në sektorët anësorë të fushës drejt qendrës së sulmit.” – përfundoi Josa.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.