13 Qershori e nis me “pesëshe”

0
SHPËRNDAJE

Përkundër vapes së madhe që po mbretëron në vendin tonë, kjo nuk e ka penguar ekipin e 13 Qershorit nga Theranda që të nisë përgatitjet. Në fakt, kjo skuadër grumbullimin e parë e mbajti të hënën, grumbullim në të cilin kryesia e klubit paraqiti kushtet për lojtaret për këtë vit, kurse edhe trajnerët shpalosën planprogramin e fazës përgatitore deri në fillim të kampionatit të ri.

Në grumbullimin e parë të kësaj skuadre ishin edhe gjashtë përforcime: Fatbardha Osmani, Albana Çuni, Albina Zyba, Yllza Hasanaj (Kukësi), Shkurta Maliqi (Vizioni Ferizaj) dhe futbollistja e re e talentuar nga Klina, Gjenifer Pjetri. Pas Hajvalisë, 13 Qershori ështe skuadra më aktive sa i përket përforcimeve deri më tani. 13 Qershori në kampionatin e kaluar përfundoi në pozitën e tretë në renditje me 30 pikë, kurse ishte edhe finaliste e Kupës së Republikës së Kosovës. (Gazeta Olle).

S'KA KOMENTE

Comments are closed.