15 mijë usd për “kokën” e Kukësit

0
SHPËRNDAJE

PartizaniTashmë që kampionatin ka hyrë në aktin final të tij, skuadra e Partizanit po aplikon rregullisht premio për lojtarët e kuq. Kështu, sic bënë të ditur Panorama Sport, “koka” e Kukësit vlen 15 mijë usd për lojtarët e Partizanit. Vec fitores që të gjithë lojtarët e kuq e kërkojnë për ego personale, gjithashtu shpërblime të tilla nxitin lojtarët të arrijnë fitoren.

Partizani udhëton në Kukës, ndërkohë që Skënderbeu, rivali i tyre që ndodhet vetëm 2 pikë larg dhe mban vendin e parë, do të luaj në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës. Shanset janë të mira për kreun dhe titullin kampion që të kuqtë kanë vite që e ëndërrojnë. Por sigurisht një herë duhet kaluar Kukësi, më pas të hidhet vështrimi nga kryeqyteti, aty ku padyshim “Demat” presin hapin fals të të besuarve të Mirel Josës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.