20 vjet Sport Ekspres, sa i thatë…!

0
SHPËRNDAJE

20 vjet Sport Ekspres, gazeta sportive që na ka bërë të gjithë të njohur. Na është dukur habi më 1995-ën kur kemi mësuar përmes njoftimeve të Koha Jonë dhe AKS-it që një gazetë e re sportive po dilte në dritë. Dhe të mësuar me Sportin Popullor në shtëpi, asokohe ishte bërë Sporti Shqiptar, kthehem nga im atë (një sportdashës i kahershëm dhe një gazetar që më futi në gjak profesionin që sot unë kam) e i them: A ia vlen ta marrim? Po. E nuk kishte bërë gabim, sepse kjo gazetë është 20 vjeçe sot e unë në gati 16 vjet karrierë pjesën më të madhe së bashku me emrin e kam në këtë gazetë. E jo vetëm, por një pjesë e mirë e të gjithëve që ndërtuan kështjellën e madhe të kësaj gazetë rreth së cilës na mblodhi një komandant legjendar si Fatmir Mëneri. E kam nisur më 28 tetor 1995, në një bashkëpunim miqësor me Besim Dybelin, në ndeshjen Elbasani – Besa 1-0, për ta vazhduar sot. Por sot në këtë 20-vjetor të gazetës është rasti të përshëndeten të gjithë. Që nga dy zëvendëskryeredaktorët, Mikel Janku e Gëzim Nushi. Më pas të gjithë me rrallë Adriatik Dosti sot në Amerikë, Blendi Resnja, Sajmir Demi, Elvis Sulo, Igli Hasani, Gerti Çarçani, Albano Kolonjari, Bedri Alimehmeti, Flamur Alimehmeti, Marlind Jonuzi, Petrit Malushi, Gjergji Stefa, Altin Shordi, Besar Bozgo, Mario Nikolli, Armand Halili, Erjon Saliu, Arbi Laçi, Gjergji dhe Anton Cicani, që secili prej tyre nga brenda redaksisë vuri tullën për të bërë këtë kala për Sport Ekspres. Por brenda saj ka pasur dhe emra si Rezart Balla (sot kryeredaktor në TVSH), apo dhe shumë të tjerë, të cilët nuk mundën të mbanin presionin e punës që kërkonte të bënte Sport Ekspres në bardhësinë e sportit shqiptar. Në sektorin e botës nuk janë për t’u harruar Armand Saliu, Vaso Bakllabashi, Bora Pollozhani, Molgen Balena, Adri Myftiu, Klodian Sade e shumë të tjerë. E Sport Ekspres është gazeta që ka pasur një mori korrespondentësh në të gjithë Shqipërinë
Shkodër: Ylli Pata, Gaspër Marku, Namik Mehmeti
Kukës: Bashkim Shala, Zylfi Tola
Lezhë: Marash Cali
Laç: Ardian Bushi
Krujë: Nderim Goci, Behar Sallaku
Burrel: Hasan Pasha
Peshkopi: Hysen Uka, Fatmir Zhuzhi
Rrëshen: Aleksandër Ndoja
Shijak: Fiqiri Shehu
Durrës: Genc Alizoti, Bujar Qesja, Bleda Kadiu, Roland Gjini
Kavajë: Fatmir Efica
Peqin: Nuredin Çeçi, Lulzim Resuli
Elbasan: Besim Dybeli, Aleko Likaj, Pirro Kitta, Fatmir Popja, Maringlen Miraka, Eduard Sula
Librazhd: Shkëlqim Kelo, Haxhi Balliu
Pogradec: Llazi Kërxhalli
Korçë: Gëzim Ashimi, Tonin Frroku, Leonard Trebicka
Ersekë: Koço Lilo
Memaliaj, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë: Gëzim Shehu
Gjirokastër: Pirro Qiqi, Gëzim Beqiri
Sarandë: Vangjel Çakuli
Vlorë: Zenepe Luka, Moisi Dalipi
Fier: Zamir Alushi, Petrit Malushi, Mikel Mbriçaj
Lushnjë: Vladimir Dushniku, Alban Alushi, Arjan Likja
Berat: Edi Spahiu
Kuçovë: Arben Çepani
Poliçan: Alfred Lulaj
Do të më fali ndonjëri që nuk sheh emrin në këtë listë të madhe të Shqipërisë, por Sport Ekspres i tillë është si një gjigand që sot stafi i kryeredaktorit Fation Kodra po mundohet ta mbajë të mos rrëzohet. S’mund të harrohet pjesa e faqosjes, atje ku sot e kësaj dite qëndron si e paepur Valbona Dushku. Dhe një emër që ne nuk e kemi më, një arkivist model e mbajtës statistike si Përparim Xama. Mos harrojmë që në numrin e parë të gazetës urimi i parë ka ardhur nga mjeshtri i mikrofonit, Ismet Bellova, ndërsa shkrimi i ndeshjes Laçi – Tirana është i legjendarit Veli Rada.
Një 20 vjetor i thatë, që nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i themi njëri-tjetrit: Falëminderit. Unë jam aty përsëri, jo më për t’i rënë gjoksit, por për të marrë atë të shkretë rrogë, e për t’i thënë të gjithëve se një ditë do të jemi përsëri bashkë. Eh sikur të vinte dhe një herë koha e artë e Nikollë Lesit dhe koha e artë e “komandantit” Fatmir Mëneri. Të gjithë do të ishim krenar në tavolinën duke trokitur gotat, ndërsa sot gjithçka është e thatë…
E megjithatë Sport Ekspres mbetet dhe do të jetë përsëri e jona…
Respekte të gjithëve
Miqësisht, Gjergj Vyshka

S'KA KOMENTE

Comments are closed.