200 mln lekë për Vllazninë, ka të pakënaqur

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Skuadra e Vllaznisë vijon të jetë ende në vallen e rënies nga kategoria, teksa   ende nuk i la zgjidhur problemet e saj të jashme. Problemet që mbeten të theksuara tek shkodranët mbeten gjithmonë ato financiare.

imageNga Bashkia Shkodër ditën e sotme është miratuar edhe buxheti i klubit kuqeblu për vitin 2016. Ai do të jetë vetëm 200 mln lekë (të vjetër), shifër e cila është e vogël për një klub si Vllaznia.

Miratimi i kësaj shume ka lënë të pakënaqur ish sulmuesin e kësaj skuadre, Vioresin Sinani, i cili është shprehur se kjo gjë nuk mjafton për synimet që Vllaznia ka. Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak u diskutua edhe për shumën e 500 mln lekëve, por që në fund u vendos vetëm për 200 mln lekë.

I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe administratori i shkodranëve, Dritan Gjyrezi, i cili nga ana e tij u ka garantuar lojtarëve mbështetje financiare deri në fund të sezonit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.