28 gola në 6 ndeshje në Bundesligë, arratiset Bayern Munich

0
SHPËRNDAJE

Bayern Munich ka përfituar nga ndalesa e radhës e Leipzig për të krijuar një distancë sigurie prej 7 pikësh nga ndjekësi më i afërt dhe për të marrë arratinë drejt titullit kampion të radhës. Bavarezët e trajnerit Ançelotti fituan lehtësisht 3-0 në fushën e Koln, në një ditë ku kishte një shi të mirëfillte golash.

Një ndeshje mjaft argëtuese ishte ajo mes Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen, një festë sulmi ku ekipet gjetën 8 herë rrugën e rrjetës. Skuadra e Tuchel duket se ka gjetur edhe një herë formën e saj më të mirë dhe këtë e tregon fakti që ka shënuar 12 gola në 3 ndeshjet e fundit, të gjitha të fituara.

Edhe Hoffenheim ka mbrojtur vendin e katërt në klasifikimin e Bundesligës me një suskes të thellë ndaj Ingolstadt. Ekipi i drejtuar nga Nagelsmann ishte i pandalshëm në minutat e fundit, kur brenda 30 minutash shënoi 4 herë për të përmbysur avantazhin 2-1 të miqve. /minuta90.com/

Borussia Dortmund-Bayer Leverkusen 6-2

Golat: Dembele 6′, Aubameyang 26′, 69′, Pulisiç 77′, Schurrle (pen) 85′, Guerreiro 90′ / Volland 48′, Wendell 74′

Cologne-Bayern Munich 0-3

Golat: Martinez 25′, Bernat 48′, Ribery 90′

Hoffenheim-Ingolstadt 5-2

Golat: Rudy 17′, Szalai 62′, 79′, Kramariç 77′, Hubner 88′ / Cohen 38′, Suele (aut) 60′

Mainz 05-Wolfsburg 1-1

Golat: Cordoba 24′ / Gomez 20′

Werder Bremen-Darmstadt 2-0

Golat: Kruse (pen) 75′, 90′

Borussia Monchengladbach-Schalke 4-2

Golat: Johnson 28′, 64′, Wendt 67′, Raffael 76′ / Bentaleb (pen) 38′, Goretzka 82′

S'KA KOMENTE

Comments are closed.