45 vite mbi shpatulla, rikthehet në fushë portieri Van der Sar

0
SHPËRNDAJE

Edwin Van der Sar kthehet të luaj, por jo në nivelin profesionist. Ai e ka lënë futbollin 5 vite më parë. Por tashmë rikthehet si amator. Ish lojtari i Ajax, Juventus dhe Manchester United do të vesh fanelën e VV Noordwijk, klub në Hoofdklasse (Seria e katërt në Holand) ku edhe ka hedhur hapat e para si futbollist në grupmosha.van der sar

Van der Sar është 45 vjec dhe do të luaj të shtunën ndaj Jodan Boys. Portieri titullar i skuadrës Noordwijk, Mustafa Marezine, është i dëmtuar dhe klubi nuk ka asnjë tjetër alternativ në portë. “Flitet vetëm për një ndeshje. Ai e ka ende në zemër skuadrën tonë, vjen këtu sërish rregullisht. I kërkuam të na jap një dorë dhe ai pranoi pas një moment reflektimi. Jemi entuziast që ai do të na ndihmoj”, – ka thënë Pierter Vink, drejtus i klubit.

LONDON, ENGLAND - MAY 28:  Edwin van der Sar of Manchester United celebrates as teammate Wayne Rooney (not pictured) scores the equalising goal during the UEFA Champions League final between FC Barcelona and Manchester United FC at Wembley Stadium on May 28, 2011 in London, England.  (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
Edwin Van der Sar

Për Van der Sar do të jetë një ndeshje e “vërtetë” pas finales së Ligës së Kampioneve në Maj 2011 kundër Barcelonës, fituese ndaj Manchesterit të tij në shifrat 3-1. Nga Messi dhe Ëembley në fushat e Holandës, hapi ndonjëherë është i shpejtë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.