Shtëpia e Loro Boriçit, pranë rikonstruksionit

0
SHPËRNDAJE

12801609_10153470922917965_7289456116741729252_nShtëpia e Loro Boriçit, ndër më të shquarit në historinë e futbollit shqiptar, është në proces rikonstruksioni. Pasi janë tejkaluar problemet e fillimit lidhur me fondet, puna ka ecur normalisht dhe sipas specialistëve të punimeve në ketë objekt, do te përfundojnë brenda muajit qershor.

Tekniku i zbatimit te projektit, Faik Ademi, tha se është punuar me kujdes ne ketë shtëpi, me qëllim që të ruhet identiteti i saj e gjithashtu arkitektura të ruajë harmoninë me godinat e tjera.

Pavarësisht ndërrimit te pronësisë së kësaj shtëpie që ndodhet në lagjen “Perlat Rexhepi” të qytetit te Shkodrës, është vendosur që kati i parë të shërbejë si muze për Loro Boriçin, futbollistin legjendë që lindi dhe rriti Shkodra.

12804771_10153470922942965_7708286949061944575_nPër muzeun kushtuar kësaj figure ka pasur një interesim të veçantë nga shumë ish -sportistë me emër ne Shkodër e me gjerë, si dhe Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore. Kjo edhe për faktin se shtëpia në fjalë është brenda zonës së mbrojtur si muzeale.

Por ndërsa rikonstruksioni i kësaj shtëpie tashmë është në muajt e fundit, projekti i Bashkisë Shkodër për rikualifikimin e rrugicave të kësaj qendre historike ka mbetur thjeshtë në tabelë.

Kjo është vendosur këtu që në vitin 2013, me një afat përfundimi për 6 muaj dhe e tillë vazhdon edhe sot pas 3 vitesh. Sipas projektit, këto rrugica do te shtroheshin me pllaka guri, në përshtatje edhe me arkitekturën e vjetër të godinave. Por deri tani, veç kësaj tabele, asnjë hap tjetër nuk është hedhur në këtë drejtim./TV1-Channel.tv

S'KA KOMENTE

Comments are closed.