“50 milionë për një gol të Vllaznisë”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14856138_982200768552457_7093563793665448798_o

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Shkodër, u miratuan 120 milionë për klubin e Vllaznisë, nga 450 milionë që ishte kërkesa e klubit.

Më parë janë miratuar 617 milionë për kuqeblutë, dhe normalisht shumat që po akordohen për futbollin, po hasin shpesh në debate, pasi kur vjen puna te vota, asnjë nuk është kundër, veç ndonjërit që abstenon.

“Është thënë që maksimumi që do miratohet për klubin është 500 milionë lekë. Është e papranueshme që një ekip si Vllaznia ka këto rezultate, me 3-4 pikë më shumë se vendi i fundit. Duket se na kushton 50 milionë një gol dhe ekipet e tjerë të shumësportëshit janë kampion dhe nuk marrin asnjë shpërblim nga taksat tona. Pse ky disproporcion?”, thotë ndër të tjera Fatlum Nurja. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.