Të tjera telashe për bardheblutë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tirana 1Akoma pa u mbyllur mirë problemet me gjyqet e ish-lojtarëve që kanë paditur klubin bardheblu për paga të pa marra, sipas asaj që raporton Sport Ekspres, depozitohen dy padi të “varfra” për klubin 24 herë kampion të Shqipërisë.

Gjyqet e reja me të cilat po përballet Tirana nuk janë të një rëndësie të lartë dhe shifrat nuk janë të frikshme, por janë kokëçarje më shumë për bardheblute me “hallet” që kanë mbërthyer skuadrën në këtë sezon.

Ish-lojtari i Tiranës, Fatmir Hysenbelliu, ka paditur klubin e bardhebluve për paga të pa marra. Shuma që i detyrohet klubi i Tiranës Hysenbelliut është 21 341 lekë të reja, ndërsa padia tjetër vjen nga ish-punonjësja Shpresa Reci për dëmshpërblim për prishjen e marrëdhënieve të punës me të padrejtë dhe marrjen e pagave të pa marra.

Hysenbelliu

Mesfushori ka qenë pjesë e Tiranës në vitin 2013 kur është huazuar nga bardheblutë nga ekipi i Barit dhe për sezonin 2013 – 2014. Lojtari ka paditur klubin për pagat e pa marra në kohën kur ka qenë pjesë e 24 herë kampionëve të Shqipërisë. Shifra duket qesharake, pasi bëhet fjalë vetëm për 21 341 lekë t reja, por Hysenbelliu dëshiron që t’i marrë paratë që Tirana i detyrohet. Me bardheblutë ka luajtur vetëm 13 takime. Gjyqet në mes të palëve janë shtyrë vazhdimisht për shkaqe të ndryshme dhe akoma nuk është marrë vendimi se cila palë është fituese.

Shpresa Reci 

Padia tjetër në drejtim të klubit të Tiranës vjen nga ish-punonjësja Shpresa Reci. Ajo kërkon dëmshpërblim për pushimin me të padrejtë të punës dhe të përfitojë pagat e pa marra. Reci kërkon Dëmshpërblimin në masën e 12 pagave mujore, për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës/marrëdhënies së punës; Dëmshpërblim në masën e 2 pagave për mosrespektimin e procedurës së zgjidhjes së kontratës/marrëdhënies së punës; Dëmshpërblimin në masën e 3 pagave për mosrespektimin e afateve të njoftimit; Dëmshpërblimin në masën e 9 pagave, për vjetërsi në punë; Detyrimin e punëdhënësit për pagimin e pagës prej muajit shkurt 2014 deri në Tetor 2015, si dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për periudhën e papaguar qershor 2013 – tetor 2015. Vendimi i formës së prerë akoma nuk është marrë dhe pritet që palët të përballen akoma mes tyre.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.