Ndahet nga jeta një tjetër figurë e futbollit korçar

0
SHPËRNDAJE

13407389_10209499592105888_1568302910_n
Petrika TOLE

Gazetat Tirana Observer, TIRANE dhe Dielli, SHBA :
Shuhet në Çikago të SHBA-së një nga ikonat e futbollit korçar, Petrika TOLE
Shkruar nga Raimonda MOISIU

“Lajmi i trishtë se një nga legjendat e futbollit korçar, mbrojtësi më mirë, i pakalueshmi dhe njeriun që adhuruan në futboll, Petrika Tole u nda nga jeta, u prit me dhimbje e dëshpërim të thellë nga publiku sportdashës korçar dhe shqiptar, veçmas nga ata që kanë patur fatin ta njohin, ta kenë mik dhe koleg, shprehin ngushëllimet dhe dhimbjen e tyre në rrjetin social.

Personalitete publike korçare si Prof. Gjergji Cikopani, shkruan:

“Një djalë korçar me cilësitë e mira! Një futbollist kur Skënderbeu shkëlqente në formën më të mirë, Një lojtar që sot iu mungon ekipeve Shqiptare që “ merrte rolin e liderit” për të shpërthyer!

Meqënëse e kam njohur nga afër dhe si drejtues i sportit kam gjetur tek Ai lojtarin, që nuk dinte kompromiset e sotme; bëhej ” copë” në luftën sportive ! Kujt i kujtohet ndeshja në Tiranë dhe Tole u aksidentua rëndë, sot e kupton se çfarë do të thotë, të ikë nga jeta një lojtar si Ai!

U rikuperua me pak vështirësi, por nuk iu nda sportit! Kohët sollën të tjera probleme dhe jo i painformuar, kam mësuar se ka qenë i “fortë” në përballimin e jetës, sigurisht me të tjera probleme – por më e Bukur! Familjes i dërgoj ngushëllimet prej qytetari të Korçës që, Petrika Tolen, e ka njohur si njeriun e Mirë të Korçës! U prehte shpirti në paqën e përjetshme!

Ndërsa z. Bajram Shtylla, shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve të tij, për humbjen e njeriut të dashur të tyre,si dhe publikut futbolldashës korçar,për humbjen e njërit prej futbollistëve të shquar të Klubit “Skënderbeu”!

Luan Merdani, mik i fëmijërisë dhe deri në ditët e sotme, shprehet i trishtuar thellë dhe i tronditur nga ikja parakohe dhe e papritur e Toles, kur para një muaji kishin qenë bashkë në Cikago.

Po ashtu shprehën ngushëllimet e tyre, ikonat e futbollit korçar Alfredo Pilika, Teodor Vaso, Bledi Shkëmbi, Thimi Gërnjoti, Andrea Alushi , gazetari sportiv Adriatik Dosti, Vasillaq Cikopana, Ilir Jano, Arben Toshi, Edmond Deli, Romeo Baka, Ilir Vrenozi, Marena Kondili, e qindra kolegë, miq, e shokë, gazetarë sportivë të afërm dhe sportdashës korçarë e shqiptarë në të dyja anët e Atlantikut”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.