Guardiola e nis me këmbë të mbarë, ja rezultatet e play-off në Champions League

0
SHPËRNDAJE

E ka nisur mbarë Pep Guardiola aventurën e tij tek Mançester Siti. Spanjolli debutoi në krye të pankinës së “qytetarëve” me një fitore të thellë 0-5 ndaj Steaua Bukuresht, e cila luante në shtëpinë e saj.

Serinë e golave e hapi mesfushori David Silva në minutën e 13-të, por përpara golit ishte Serxho Aguero që humbi penalltinë e parë në minutën e 8-të. Por, e njëjta gjë do ndodhte edhe në minutën e 21-të, ku sulmuesi gabon.

Këtë radhë gjuajtja përfundoi mbi kuadrat, ndryshe nga e para, e cila u prit nga portieri i Steaua, Nita. Aguero, në minutën e 41-të korrigjon gabimet e penalltive dhe shënon për 0-2.

Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, ndërsa e dyta hapet me gol që pas 3 minutash lojë. Eshtë sulmuesi i sapoardhur, Nolito, i cili vulos rezultatin në 0-3.

Loja zhvillohet e qetë, deri në minutën e 78-të, kur vjen edhe goli i katërt nga i “përhershmi”, Serxho Aguero. Në këtë minutë, Aguero, pas një kombinimi të bukur me Nolito, shkatërron rumunët e Steaua, brenda në Bukuresht.

Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, është përsëri, sulmuesi argjentinas që mbyll ndeshjen në 0-5 dhe nuk ka më histori.

Ndërkohë, takimi tjetër, Jung Bojs-Mynshengladbah përfundoi me rezultatin 1-3. Raffael shënoi i pari në minutën e 11-të, për ish-ekipin e mesfushorit me orgjinë shqiptare, Granit Xhaka.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-1. E dyta ka tjetër “tablo”. Eshtë mesfushori serb, Miralem Sulejmani që barazon gjithçka në minutën e 56-të.

Por, sulmuesi i sapofutur, Hahn kalon në avantazh djemtë e Shubert, përpara se Roshat të shënonte një autogol pas dy minutash.

Sakaq, takimet e tjera përfunduan me rezultatet: Ajaks-Rostov 1-1, Dinamo Zagreb-Salcburg 1-1 dhe Kopenhagen-APOEL 1-0. /minuta90.com/

Steaua-Man. City 0-5

Golat: Silva 13’, Aguero 41’, 78’, 89’, Nolito 49’

Steaua: Nita, Enache, Tamas, Tosca, Momçiloviç, Achim (Bourceanu 46’), Sulley (D. Popescu 67’), Popa, Stanciu, Hamroun, Goluboviç (Tudorie 46’) (në dispozicion: Çojocaru, Mitrea, Aganoviç, O. Popescu) Tr: Laurentiu Reghecampf

Man. City: Caballero, Zabaleta (Sagna 70’), Otamendi, Stones, Kolarov (Clichy 75’), Sterling, De Bruyne (Fernando 80’), Fernandinho, Silva, Nolito, Aguero (në dispozicion: Hart, Navas, Delph, Iheanacho) Tr: Pep Guardiola

Gjyqtarë: Daniele Orsato, Riccardo Di Fiore, Lorenzo Manganelli, Matteo Passeri, Paolo Mazzoleni, Carmine Russo

Kartonë të verdhë: Tudorie 57’, Tosca 58’, Tamas 86’/ Zabaleta 4’, Kolarov 53’

Young Boys-Monchengladbach 1-3

Golat: Sulejmani 56’/ Raffael 11’, Hahn 67’, Rochat (aut) 69’

Young Boys: Mvogo, Sutter, Vilotiç, Rochat, Lecjaks, Ravet, Bertone, Gajiç (Zakaria 73’), Sulejmani (Schick 86’), Kubo (Frey 73’), Hoarau (në dispozicion: Wolfli, Wuthrich, Obexer, Duah) Tr: Adi Hutter

Monchengladbach: Sommer, Elvedi, Christensen, Jantschke, Traore (Vestergaard 79’), Strobl, Kramer, Wendt, Raffael, Stindl (Johnson 81’), Hazard (Hahn 66’) (në dispozicion: Sippel, Herrmann, Dahoud, Hofmann) Tr: Andre Schubert

Gjyqtarë: Nicola Rizzoli, Elenito Di Liberatore, Mauro Tonolini, Filippo Meli, Antonio Damato, Massimiliano Irrati

Kartonë të verdhë: Rochat 39’/ Traore 29’, Hazard 40’

Ajax-Rostov 1-1

Golat: Klaassen (pen) 38’/ Noboa 13’

Ajax: Cillessen, Veltman, Sanchez, Riedewald, Dijks, Bazoer, Gudelj, Klaassen, El Ghazi, Traore (Dolberg 82’), Younes (Cassierra 68’) (në dispozicion: Boer, Tete, Viergever, Sinkgraven, Schone) Tr: Peter Bosz

Rostov: Dzhanayev, Kalachev, Terentyev, Navas, Novoseltsev, Kudrayshov, Noboa, Gatcan, Yerokhin (Ezatolahi 67’), Bukharov (Azmoun 57’), Poloz (Bayramyan 87’) (në dispozicion: Medvedev, Kireyev, Kovalev) Tr: Dmitri Kirichenko

Gjyqtarë: William Collum, Francis Connor, Douglas Ross, Alastair Mather, Bobby Madden, John Beaton

Kartonë të verdhë: Klaassen 65’, Veltman 88’/ Yerokhin 8’, Navas 37’, Kudrayshov 52’, Ezatolahi 74’, Gatcan 89’, Noboa 90’

Dinamo Zagreb-Salzburg 1-1

Golat: Rog (pen) 76’/ Lazaro 59’

Dinamo Zagreb: Eduardo, Stojanoviç, Sigali, Benkoviç, Matel, Knezeviç (Paviçiviç 57’), Antoliç (Çoriç 65’), Jonas, Soudani, Rog, Fernandes (Henriquez 78’) (në dispozicion: Semper, Schildenfeld, Machado, Gojak) Tr: Zlatko Kranjçar

Salzburg: Walke, Schwegler, Caleta-Car, Hinteregger, Ulmer, Lazaro, Laimer, Bernardo, Berisha, Wanderson (Lainer 78’), Soriano (Guldbrandsen 63’) (në dispozicion: Stankoviç, Upamecano, Samassekou, Dabbur, Minamino) Tr: Oscar Garcia

Gjyqtarë: Tasos Sidiropoulos, Damianos Efthimiadis, Polychronis Kostaras, Lazaros Dimitriadis, Charalambos Kalogeropoulos, Alexandros Arteopoulos

Kartonë të verdhë: Sigali 37’/ Caleta-Car 27’, Hinteregger 73’

Copenhagen-APOEL 1-0

Golat: Pavloviç 43’

Copenhagen: Olsen, Ankersen, Jorgensen, Johansson, Augustinsson, Verbiç (Gregus 88’), Kvist, Delaney, Falk (Toutouh 79’), Santander, Pavloviç (Cornelius 67’) (në dispozicion: Andersen, Hogli, Antonsson, Kusk) Tr: Stale Solbakken

APOEL: Waterman, Milanov, Astiz, Carlao (Merkis 46’), Alexandrou, Efrem (Vieira 56’), Viniçuis, Morais, Orlandi, Gianniotas, Sotiriou (De Camargo 75’) (në dispozicion: Pardo, Sergio, Ioannau, Artymatas) Tr: Thomas Christiansen

Gjyqtarë: Pavel Kralovec, Roman Slysko, Ivo Nadvornik, Tomas Mokrusch, Petr Ardeleanu, Karel Hrubes

Kartonë të verdhë: Falk 7’/ Orlandi 29’, Morais 52’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.