7 shqiptarë me Zvicrën në “Euro 2016”

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviq, sot do ta publikojë listën e 23 lojtarëve që do të luajnë në dy ndeshjet miqësore, kundër Irlandës më 25 mars dhe pask katër ditë sh  kundër Bosnjë-Hercegovinës.

Por, problemi më i madh për Petkoviqin do të jetë se cilët prej lojtarëve do t’i përfshijë në listën për kampionatin evropian “Francë 2016” që mbahet gjatë kësaj vere.

Kështu  në Zvicër është hapur një debat ku thuhet se ka nisur një betejë e nxehtë për një vend në ekipin përfaqësues të Zvicrës.

Në listën e gjerë prej 33 lojtarëve përfshihen edhe shtatë futbollistët shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili, Pajtim Kasami dhe Shani Tarashaj. Tarashaj  ka marrë ftesën por nqs grumbullohet atëherë mbyllen shpresat e Shqipërisë për talentin nga Kosova.

Vetë Tarashaj e ka refuzuar ftesën duke thënë se do grumbullohet me U21  e Zvicrës për shkak të sfidës që ata kanë kundër Anglisë.

shqiptaret e zvicres

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.