72 faqe material me akuza, ja afati i Skënderbeut për t’u mbrojtur

0
SHPËRNDAJE

UEFA ka përgatitur një material prej 72 faqesh me dyshimet për trukime ndaj ekipit të Skënderbeut.

Burime zyrtare nga klubi korçar i thanë “citynews” se ditën e djeshme presidenti Ardjan Takaj dhe ekipi që e shoqëronte janë njohur për herë të parë me një material super voluminoz ku janë renditur akuzat ndaj korçarëve.

uefaPërfaqësuesit e Skëndërbeut kanë kërkuar kohë për të paraqitur kontestimet dhe sqarimet e tyre, pasi materialet ishin të shumta dhe nuk mund të paraqiteshin në seancë dëgjimore të pa përgatitur. “Kemi kërkuar kohën tonë për të studiiuar me seriozitet të plotë materialin dhe të gjitha pretendimet e ekspertëve”, tha një burim zyrtar për citynews.al.

Mësohet se pas kërkesës së korçarëve UEFA ka pranuar shtyjen e dëgjesës dhe vendimin për në datën 1 qershor duke ju dhënë të paktën 5 ditë kohë të njihen dhe përgatiten për çdo pretendim të ngritur.

Presidenti Ardjan Takaj është nisur drejt Tiranës ku së bashku me konsulentët e tij ligjorë dhe sportivë do përgatisin mbrojtjen për akuzat e ngritura./citynews

S'KA KOMENTE

Comments are closed.