Ilir Daja :Presioni është në krahun e Dinamos

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ne konferenc para mediave Ilir Daja flet per ndeshjen e kthimitë te play of te Europa league ndaj Dinamos se Zagrebitë,Daja shprehet
shpresoj qe tifozetë të na qendrojnë pran ne një ndeshje te rendesishme.

Daja:Kemi një 90-minutësh më të vështirë se ndeshja e parë, pasi presioni është në të 2 kampet. Kemi një skuadër shumë të fortë përballë që është mësuar të luajë në grupet e Champions Leagues dhe Europa Leagues. Por presioni nuk është vetëm në krahun e Dinamos por edhe në krahun tonë sepse kemi zhvilluar lojra shumë të mira dhe të gjithë presin shumë nga ne. Shpresoj që tifozët të na qëndrojnë pranë dhe të na japin një dorë për të bërë realitet një ëndërr që është kualifikimi në grupet e Europa League”.

Jashanica?

Daja:I vetmi që ka probleme është Jashanica, edhe sot i është nënshtruar testeve mjekësore, na është dhënë shpresë nga stafi mjekësor që Jashanica mund ta fillojë ndeshjen nga fillimi por duhet të presim deri në momentet e fundit për të vendosur. Besoj se mund të jetë i njëjti formacion sepse formacioni që bën mirë mund të jetë ai i duhuri, me këtë formacion duhet të luajmë si në pjesën e parë në Zagreb.

A eshte kjo një ndeshje e rendesishme per karrieren e Ilir Dajes?
Daja;Është një ndeshje e rëndësishme jo vetëm për mua personalisht por edhe për ekipin, pavarsisht se Skënderbeu e ka një pjesëmarrje në grupet e Europa League kur përsërit vetëveten është gjithmonë më e vështirë. Është një sfidë e vecantë edhe për faktin se Skënderbeu mund të bëhet skuadra e parë shqiptare që mund të kalojë 4 ture në Europë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.