Bardulla: Me Kamzën është ndeshje delikate

0
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Vllaznis Florind Bardulla fletë për ndeshjen e neserme me Kamzen.

Florinda Bardulla

Bardulla: Është një ndeshje mjaft e vështirë dhe delikate, ku na kërkohet vetëm fitorja, për shkak edhe të pozicionit ku ndodhemi dhe të rezultateve te ndeshjeve të fundit. Do futemi në fushë të mobilizuar për të marrë vetëm 3 pikët. Po arrijmë të krijojmë raste të pastra në çdo ndeshje, por nuk po arrijmë të finalizojmë me gol. Ky është një problem që po na ndodh në këto ndeshje të para të sezonit të ri. Shpresoj që ndaj Kamzës të kemi sa më pak raste për gol, por të paktën të arrijmë të shënojmë. Nuk ka rëndësi kush shënon, por të fitojë ekipi, që të çlirohemi nga presioni./ “shkodrasport”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.