A do ta ketë edhe Olsen fatin e “kolegëve” të vjetër?

0
SHPËRNDAJE

Data 4 shtator, që përkon me sfidën ndaj Danimarkës, realisht ngjall kujtime pozitive për futbollin shqiptar. Në vitin 2014, kur Greqia vinte në “QemalStafa” si kampione e sapokurorëzuar e Europës. Kuqezinjtë e drejtuar nga gjermani HansPeterBrigelfitaun 2-1, duke i zbritur me këmbët në tokë helenët, por edhe duke gëzuar pa masë shqiptarët kudo që jetojnë. Atëherë, kuqezinjtë i treguan Europës se si mundet Greqia, gjë që kishin dështuar ta bënin edhe Kombëtare më të mëdha. Ku i dihet, kjo datë mund të jetë me fat edhe tani, pas 11 vjetësh. Edhe pse përballë nuk do të kemi kampionët në fuqi të Europës.
olseNë të vërtetë, shtatori ka rezultuar pozitiv për shqiptarët edhe përpar një viti, kur skuadra e De Biasit, jo vetëm mundi Portugalinë në transfertë, por edhe shkarkoi trajnerin e kësaj skuadre, pas ndeshjes së parë të luajtur në grupin kualifikues të Europianit. Saktësisht më 7 shtator të një vit më parë, fitorja 1-0, me eurogolin e Bekim Balajt, bëri që Portugalia të largonte Paulo Benton.
Faktikisht, pati një seri shkarkimesh zinxhir, sepse edhe Armenia e largoi trajnerin Shalande pas humbjes 2-1 në “Elbasan Arena”. I njëjti fat i takoi edhe Dik Advokat, pas ndeshjes së ndërprerë në minutën e 41-të me Shqipërinë, kur u detyrua të japë dorëheqjen. Tani, i vetmi që ka mbijetuar, prej shumë vitesh, është MortenOlsen. Por ja qënjë humbje e tij në “Telia Parken”, mbrëmjen e së premtes, 4 shtator, do ta vështirësonte mundësinë e kualifikimit direkt në “Euro 2016”. Prandaj, i gjendur në një pozitë të tillë, edhe Olsen mund të jepte dorëheqjen. Për një gjë të tillë shpresojnë dhe luten tani të shqiptarët, sidomos pas “talljes” së radhës që na ka bërë, duke na quajtur “shqiparitstë”, ndërkohë që dy vjet më parë na kishte thënë “mushkonja”. Përgjigjen më të mirë, një trajner i tillë “fodull” meriton ta marrë në fushë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.