A do të largohet Fejzullahi nga Partizani?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Pas shumë spekullimeve në dy sezonet e fundit, duket se e ardhmja e Arbnor Fejzullahit do të jetë larg Partizanit duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Për mbrojtësin e të kuqve kanë filluar interesimet nga ekipet e huaja, më konkretisht ato turke. Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, në drejtim të lojtarit në zyrat e Klubit të Partizanit kanë mbërritur një ofertë prej afro 250 mijë eurosh, e cila mendohet të jetë ajo përfundimtarja nga skuadra e Gazientespor. Tashmë pritet se çfarë vendimi do të marrë presidenca e Partizanit, e cila mendohet të ketë kërkuar rreth 300 mijë euro, por me shumë gjasa pritet të pranojnë këtë ofertë për një nga lojtarët e tyre më të mirë, pasi kjo shifër është vërtetë e konsiderueshme.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.