A do të luhet kthimi Legia-Kukësi? UEFA cakton gjyqtarët

0
SHPËRNDAJE

tonyA do të luhet apo jo? Shumë dyshime janë ngritur në lidhje me ndeshjen e kthimit midis Legias dhe Kukësit, e vlefshme për turin e tretë eliminator të Europa League. Megjithatë, vetë UEFA, në pritje për të mësuar se çfarë vendimi do të merret për takimin e një jave më parë të ndërprerë në të 52′, ka dashur të largojë ndoshta çdo dyshim, përmes caktimit të gjyqtarit të ndeshjes, së programuar të enjten, ora 21:00 në Varshavë.
Madje nuk bëhet fjalë për një gjyqtar dosido. Ai do të jetë francezi Tony Chapron, teksa do të ketë asistentë bashkëkombësit e tij Nicolas Danos dhe Alexandre Viala. Gjytar i katërt do të jetë ëilfried Bien, kurse delegat i organizmit të futbollit europian do të jetë irlandezi Denis Cruise. Sa për informacion, Chapron është bilbil ndërkombëtar që prej vitit 2008 dhe gjykon rregullisht ndeshje të Ligue 1 në Francë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.