A do të zbatojë FSHF-ja rregullat e veta?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Data 31 Korrik ishte edhe afati i fundit ku sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, nëse dy ekipet e ngjitura në Superiore, Tërbuni i Pukës dhe Bylis i Ballshit nuk plotësonin kushtet e infrastruktures së mjaftueshme për zhvillimin normal të ndeshjeve të futbollit, do të zëvendësoheshin nga dy ekipet finaliste Besëlidhja e Lezhës dhe Lushnja.

Sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku foli qartë dhe prerë për këtë temë teksa hidhej shorti i Superiores. “Nëse nuk plotësohen kushtet deri më 31 korrik, atëherë do të luajnë dy ekipet e Kategorisë së Parë që i plotësojnë të gjitha kushtet”. Ndërkohë Tërbuni ka nisur të kryejë punime në stadiumin “Ismail Xhemali” ndërsa Bylis ende nuk ka bërë asnjë përmirësim. 

Natyrshëm lind pyetja nëse Federata jonë e cila kërkon të trajtohet me drejtësi nga organizmat ndërkombëtare do të zbatojë për vete drejtësinë në shtëpinë e vet, apo do të mbyllë sy e veshë?

S'KA KOMENTE

Comments are closed.