A do të zhbllokohet?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Te kesh në skuadër një sulmues si Hamdi Salihi, është privilegj për të gjithë. Por ndonjëherë futbolli ka pabesësit e tij dhe sulmuesi shkodran gjendet aktualisht në një krizë goli, për më tepër edhe na pika e bardhë e penalltisë ka gabuar së fundmi.

Skënderbeu gjithashtu në mungesën e gjetjes së golit nga ana e Salihit, e ka të vështirë të zhbllokohet duke regjistruar 3 barazime rradhazi pa gola. Këto tregues janë të qartë se ekipi nuk funksionon në përgjithësi në vijën e avancuar. Pasi nëse ishte vetëm problem Salihi, ateherë dikush tjetër do të shënonte duke mos u ndjerë mungesa e golit të tij.

Sot ndaj Tiranës sërish fokusi është mbi ish-lojtarin e kombëtares sonë. Një “bomber” rrace si Salihi nuk mund të qëndroi gjatë larg golit. Sot ai që dikush ka veshur edhe fanelën e Tiranës pritet të shënoi. Por pavarësisht dëshirës së mirë të gjithkujt për të parë shkodranin të tund rrjetën, si gjithmonë është fusha e blertë që vendos fatet e gjithkujt, padyshim edhe të Salihit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.