A duhen gjyqtarë të huaj?!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Edhe futbollistët sillen pak më ndryshe kur arbitri është i huaj.

Gjykimi maltez / Gjykimi ka qënë thembra e Akilit këtë edicion në kategorinë superiore. Shpesh herë skuadrat kanë akuzuar xhaketat e zeza për paaftësi apo gjykim të njëanshëm.

Për herë të parë një ndeshje të kampionatit e gjykon një trajner i huaj pa kërkesën e klubeve.
Tirana – Flamurtari u gjykua nga maltezi Glen Tona, në bazë të marëveshjes dypalëshe midis Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj malteze. Në një sfidë ku mbizotëroi frika, pati shumë pak punë për kryesorin maltez që në fund të takimit mund të jetë ndjerë i kënaqur. Ndonjë faull i padhënë në mesfushë dhe me vetëm një karton të verdhë Tona nuk la gjurmë, teksa duhet evidentuar që është ndihmuar së tepërmi edhe nga lojtarët në fushën e blertë.

Në sfidën e fazës së dytë të luajtur në Vlorë u dhanë dy kartona të verdhë dhe një i kuq për Vucajn, por duket se futbollistët janë dorëzuar në aspektin psikologjik ndaj faktit se kanë në fushë një gjyqtar të huaj, duke e ndihmuar së tepërmi me sjelljen e tyre të rregullt në fushën e lojës. Nuk duhet harruar fakti se asistenti i parë Peter Abela në moshën 51 vjecare u duk disi në vështirësi. Pyetja që shtrohet është, a nevojiten realisht gjyqtarë të huaj, apo duhet të marim si shembull kryendeshjen e javës Kukësi-Partizani që iu besua gjyqtarit të FIFA-s Andi Koci?

S'KA KOMENTE

Comments are closed.