“A e ke idenë kush është Totti?”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Serie A/ Çështja e Kapitenit të Romës, Francesco Totti duket se i ka pëfshirë të gjithë në futbollin italian. Pas dopietës së shënuar ditën e djeshme kundër Torinos, një ish trajner i famshëm italian si Carlo Mazzone i ka dalë në mbrojtje sulmuesit 38 vjeçar. Ish trajneri i shumë skuadrave në Serie A,  Mazzone, ka folur në lidhje me përplasjet mes Tottit dhe Spalletit në muajt e fundit. Ai është shprehur se trajneri aktual i Romës po bën një punë të mirë, por duhet të respektojë kapitenin e tij pasi është e pakta që mund të bëjë: imageSpalleti e filloi mirë rikthimin tek Roma me disa fitore rresht, por dua të dëgjoj diçka tjetër veç fjale 4-4-2, presingu apo sulmi. Trajneri në fillim duhet të stërvisë burra, pastaj lojtarët. A e ka Spalleti idenë se kush është Totti? Ai duhet të respektojë kapitenin pasi ai përfaqëson diçka të madhe tek ajo skuadër dhe kjo është më e pakta që trajneri mund të bëjë”, kanë qenë fjalët e Carlo Mazzone.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.