A është revolucioni zgjidhja e Tiranës?

0
SHPËRNDAJE

 

Dritan Smajli
Dritan Smajli

Që në rradhët e Tiranës dicka nuk shkon kjo është e qartë, por askush s’merr përsipër të shpalli fajtorët e vërtetë, kjo pasi s’mund të ketë njëri tjetër forcën vec presidencës. Edhe Bashkia duket se e ka braktisur skuadrën, madje shprehet se aksionet u duhen dhënë tifozëve. Një llojë taktike kjo për të vënë protestat në qetësi, të paktën kështu duket në plan të parë.

Tirana në stërvitje
Tirana në stërvitje

Ndërkohë që cështja “Smajli” tashmë ka treguar qartë se Tirana “ka shpallur fajtorët” dhe kërkon të bëjë revolucion me lojtarët. Por a thua Smajli apo dikush tjetër janë të parët që largohen nga Tirana? Nga bardheblutë deri tani kanë ardhur dhe kanë ikur shumë futbollistë, por cfarë tifozët bardheblu kërkojnë ende s’ka ardhur, pra sigurisht të mësuar me tituj kampion, ata me të drejt e kërkojnë një të tillë që ka vite që nuk duket në horizont.

halili

Nuk na takon ne të gjejmë fajtorët në rradhët e Tiranës, por sigurisht dicka është e sigurtë: edhe nëse largohet Smajli dhe lojtarë të tjerë, s’mund të thuash se situata do të ndryshoj apo përmirësohet. Supozojmë se erdhën disa lojtar të rinjë dhe këta qënkan zgjidhja për të arritur titullin kampion? Sigurisht që jo. Ndaj Tirana ka shumë probleme në gjirin e saj, të cilat padyshim duhet një punë me themel për t’i ndryshuar dhe është shumë e vështirë, për të mos thënë  e pamundur…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.