A ishte kjo hakmarrje e Platinisë?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

image

 

Mjaftoi një mini-incident në ndeshjen Kukësi – Legia e vlefshme për Ligën e Europës dhe ndeshja është ndërprerë. Çakmak apo gurë dhe UEFA dukej shumë e karikuar si një llastik i tërhequr ndaj nesh. Padyshim nuk e përkrahim incidentin, por është tepër tendencioze mënyra se si qimja u bë jo trah, por motorskaf. Një amplifikim shumë potent i situatës që më pas u shoqërua me ndërprerjen e ndeshjes. A ishte UEFA dhe fuksionarët e saj në ndeshjen Serbi – Shqipëri? Përse atje ku dhuna kishte kaluar çdo limit u kërkua vazhdimi i ndeshjes dhe më pas komisionet e disiplinës të UEFA-s na dënuan ne? Kjo e sotmja ndaj Kukësit ishte një hakmarrje e sharlatanit Platini.

Michel Platini
Michel Platini

Një njeri i shtrembur, i cili të gjithë bukurinë dhe imazhin që ka pasur me topin ndërkëmbë, tashmë po e humb si pasojë e tarafeve të ndërthurura në botën e djallëzuar të futbollit. Platini u bëri hakmarrje edhe ndaj CAS-it. Kjo ndaj Kukësit ishte një sinjal i pastër se ne shqiptarët tani e tutje jemi si paraja e kuqe për UEFA-n dhe të manipulueshmin Platini. Gjithsesi, të gjithë të bashkuar edhe një herë duhet të përkrahim jo personin qe lëshoi një gur apo çakmak, por skuadrën tashmë të sulmuar dhe bërë kokë turku nga Platinoviç. Shpresojmë shumë që jo, por masat do të jenë tepër drastike dhe keni për ta parë të gjithë këtë gjë. Alergjia ndaj shqiptarëve nuk paska ultrakorten që t’i bëka efekt njeriut që drejton UEFA-n. Kujdes edhe për Skënderbeun! Një dron mund të jetë një bomb! Një gur një ajzberg! Një çakmak kundratank! Dhe një francez mund të jetë një serb!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.