Kukësianët të irrituar me çmimet e biletave

0
SHPËRNDAJE

11209723_1446822968948247_86307643652100700_n
Tifozët e Kukësit duket se nuk e kanë pritur mirë çmimin e biletave për ndeshjen e Europa League kundër bjellorusëve të Torpedo Zhodino. Deri tani janë hedhur në treg biletat e tribunave D1 dhe D2 të stadiumit kombëtar Qemal Stafa dhe çmimi është 1000 lekë të reja.

maxresdefault

Sapo doli në qarkullim ky lajm ishin të shumta reagimet e tifozëve kuksianë të cilët e konsiderojnë shumë të lartë çmimin dhe shumë prej tyre shprehen se nuk do shkojnë në stadium vetëm prej çmimit. Reagime ka pasur edhe në faqet e klubit të Kukësit në rrjetin social Facebook ku një pjesë e mirë e tifozëve kanë kundërshtuar çmimin, por ka edhe nga ata që janë të gatshëm ta përkrahin skuadrën e tyre të zemrës pavarësisht çdo çmimi.

Mbetet për t’u parë numri i tifozëve nesër në orën 18:00 në stadium…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.