A mund të sulmohet Partizani nga ata që se kanë parë ndeshjen fare?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Shumë shigjeta janë drejtuar ndaj skuadrës së Partizanit pas humbjes 3-1 në Norvegji ndaj Stromsgodset. Në fillim trajneri Sulejman Starova është kritikuar nga paraardhësi i tij, tekniku aktual i Shkëndisë së Tetovës, Shpëtim Duro. Ndërsa edhe specialistë të tjerë, shto këtu edhe ish-futbollistin e Kombëtares dhe Flamurtarit, Sokol Kushta, i cili në uebsajtin www.telesport.al ka shigjetuar Starovën, janë shfaqur tepër kritik.

11703064_410606665800402_3234984693532038074_n

Në rradhë të parë një speacialist duhet të shikojë ndeshjen qoftë në stadium, por minimalisht në televizion për të dhënë më pas një mendim të detajuar. Por kur sfida nuk u transmetua në asnjë kanal televiziv, edhe videot me momentet më të mira nuk ishin në kohëzgjatje normale, por edhe pa kualitet, ateherë gjithçka duket tendencioze.

Na lind e drejta të dalim në këtë konkluzion, pasi kjo analizë e specialistëve apo ish-trajneri të Partizanit duket e pabazuar.

  1. Partizani u ndëshkua nga 2 goditje standarte. Gjë që mund t’i ndodh çdo ekipi më të madh në botë.
  2. Duke mos e parë ndeshjen askush s’mund të bëjë profetin dhe të analizoj situatën në terr televiziv.
  3. Askush nga ata që analizojnë s’ka qenë as në stadium.
  4. Trajneri Shpëtim Duro është larguar me qetësi të fshehur nga Partizani, pasi duket qartë se ka një mllef të fshehur ndaj trajnerit Starova. Ndryshe do mundohej të jepte sygjerimet e duhura për të dhënë zgjidhje dhe jo të vejë në dukje vetëm të metat.
  5. Shpeshherë sezonin e kaluar trajneri Shpëtim Duro, ka qenë në qendër të vëmendjes pikërisht për uljen në stol apo zëvëndësimet ndaj kapitenit Nderim Nexhipi, çka do të thot se ulja në stol e kapitenit në Norvegji s’do të ishte një hata edhe me Duron në pankinë.
  6. Nëse problem është vetëm Mazrekaj, duhet parë, por nuk bësojmë.
  7. Goli i 2-të i norvegjezëve dyshohet për pozicion jashtë loje.
  8. Goli i 3-të i norvegjezëve ka qenë i dyshimtë dhe meriton teknologjinë e vijës fatale për tu vërtetuar.
11210413_410606625800406_2824164303744031864_n
Sulejman Starova

Për të treguar se nuk bëjmë avokatin e trajnerit Sulejman Starova, po vemë në dukje ngjarjet gjithnjë sipas këndvështrimit tonë kemi këto pyetje ndaj tij:

  1. Deklarat e tij se do të ndryshoj në ndeshjen e kthimit bien ndesh me pjesën tjetër të intervistës së tij botuar në median e shkruar, kur trajneri thotë se ekipi ka luajtur shumë mirë dhe se nuk e meritonte këtë humbje. Atëherë nëse ishte në rastësi në Norvegji dhe ekipi ka luajtur mirë, përse të ndryshoj në ndeshjen e kthimit?
  2. A kishte marrë masat trajneri për rreshtimin e mbrojtjes në goditjet standarte, pasi dihet që futbolli nordik shquhet në këto drejtime?
  3. A ka emra konkret trajneri, cilët ishin lojtarët që gabuan në këtë ndeshje?

1535430_410606649133737_3315986210501961577_n

Sqarojmë se www.minuta90.com nuk dëshiron të sulmojë asnjë individ apo skuadër, por thjeshtë pasqyron realitetin e situatave të ndryshme në bazë të këndvështrimit objektiv, por edhe subjektiv. Të gjithë palët e prekura kanë hapësirën e duhur për të reaguar në faqen tonë.

11230582_410606629133739_6439172733587676473_n

Duket vërtetë absurde situata kur askush se ka parë ndeshjen dhe flet me siguri për të. Më pak fjalë është njësoj si një i verbër të japë mendimin e tij për një shfaqje baleti. Futbolli nuk është muzikë që të kuptohet me të dëgjuar, për të duhet domosdoshmërisht që të shikosh nga afër e monitorosh çfarë ndodh, më pas mund të japësh një mendim të matur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.