Abiatti s’var ‘këpucët në gozhdë’, rinovon edhe 1 vit me Milanin

0
SHPËRNDAJE

abiatiVazhdojnë rinovimet te Milani. Pas Niangut është radha e portierit Chrisitan Abiatti. Megjithëse sezonin e kaluar koleksionoi vetëm 14 ndeshje, klubi kuqezi ka menduar të vijojë të mbështetet tek ai si portieri i dytë, përderisa i pari është Diego Lopez, të cilin ai e ka zëvendësuar denjësisht. Abiatti, tashmë 38 vjeçar, do të luajë edhe për një vit me Milanin, meqënëse siç bëhet e ditur nga komunikata zyrtare e klubit, ka rinovuar deri në 30 qershor 2016.

Klubi milanez nuk ka harruar edhe të evidentojë cilësitë e numrit 12, si “profesionit serioz dhe njeri që përpara ecurisë personale, vendos Milanin”. E pikërisht. nëse nuk do të kishte rinovuar me kuqezinjtë, portieri kishte vendosur të varte “këpucët në gozhdë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.