Abrashi asist, Freiburg nuk ndalet

0
SHPËRNDAJE

Armir Abrashi
Armir Abrashi

Legjionarët/ Freiburgu i Armir Abrashit vazhdon me serinë e fitoreve në Bundesligën 2 teksa shkatërroi ditën e sotme 1-4 Arminia Bielefield në transfertë. Skuadra ku luan mesfushori shqiptar e dominoi krejtësisht takimin duke mos i dhënë asnjë mundësi vendasve për një rezultat pozitiv. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-3 teksa asist për golin e tretë e dha pikërisht lojtari i Kombëtares kuqezi. Pjesa e dytë foli tërësisht për miqtë që thelluan akoma më shumë diferencën duke bërë që ndeshja të mbyllet me rezultatin 1-4. Ndërkohë Armir Abrashi luajti për 90 minuta në këtë përballje, ndërsa Freiburg konsolidon akoma më shumë vendin e dytë në renditje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.