Abrashi dhe Freiburg ngjiten në Bundesligën gjermane

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Legjionarët/ Amir Abrashi dhe Freiburg i tij festuan ditën e sotme ngjitjen në Bundesligën gjermane për sezonin e ardhshëm. Kjo gjë erdhi pas fitores 2-1 në fushën e Paderbornit, teksa skuadra ku luan mesfushori i Kombëtares rikthehet në elitë vetëm një sezon pas rënies nga kategoria.

imageAshtu si zakonisht, Armir Abrashi ishte titullar edhe në këtë sfidë, duke dhënë kontributin e tij për ekipin. Me golat e realizuar nga Mike Frantz dhe Nils Petersen, në harkun e dy minutave të pjesës së dytë të ndeshjes, Freiburg siguroi rikthimin në Bundesligë.

Freiburg kryeson Bundësliga 2  me 69 pikë, 5 më tepër se Leipzig dhe 10 pikë përpara Nurnberg-ut të vendit të tretë, por me suksesin në fushën e Paderbonit ka garancinë matematikore se do ta mbyllë edicionin në dy vendet e para të renditjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.