Abrashi dhe Freiburg nuk e lëshojnë kreun

0
SHPËRNDAJE

Armir Abrashi
Armir Abrashi

Legjionarët/ Freiburg dhe Armir Abrashi vazhdojnë formën e shkëlqyer në Bundesligën 2 gjermane. Skuadra ku luan mesfushori shqiptar arriti një tjetër fitore mbrëmjen e sotme në fushën e saj duke mposhtur me shumë vështirë Karlsruhen me rezultatin e ngushtë 1-0. Ka mjaftuar një gol i Frantz në minutën e 56′ që Freiburg të marrë 3 pikët e rradhës për t’u ngjitur sërish në krye të renditjes. Ka qenë një ndeshje majft e luftuar, por vendasit treguan vendosmëri duke arritur t’a fitojnë dhe të vazhdojnë kryesimin. Ndërkohë mesfushori i Kombëtares kuqezi, Armir Abrashi zhvilloi një 90 minutësh perfekt në këtë përballje duke vazhduar të jetë një nga pikat më të forta të skuadrës së tij në luftën për t’u ngjitur në Bundesligë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.