Abrashi dhe Kaçe flasin për rikthimin e tyre dhe marrëdhëniet me trajnerin De Biasi

0
SHPËRNDAJE

Amir Abrashi dhe Ergys Kaçe rrëfyen nga Luksemburgu “përplasjet” me trajnerin Gianni De Biasi. I pari u largua në mënyrë misterioze nga grumbullimi i Kombëtares në ndeshjen me Italinë, duke refuzuar të jetë për miqësoren ndaj Bosnjës së Hercegovinës, ndërsa i dyti u rikthye në Kombëtaren e Shqipërisë pas plot tetë muajsh.

Megjithatë, dy shtatshkurtrit e mesfushës kuqezi, në prag të miqësores me Luksemburgun, kanë sqaruar gjithçka në një dalje para mediave. Fillimisht foli lojtari korçar i PAOK, që pas disa muajve zhgënjyes është rikthyer në formën e tij më të mirë.

”Futbolli i ka këto, ndodhin gjëra njëherë je mirë dhe njëherë nuk je mirë dhe kjo ka qenë nga arsyet që nuk kam qenë në Kombëtare. Tashmë gjendja ime është më e mirë dhe jam shumë i kënaqur që jam grumbulluar sërish, sepse kam vite që jam pjesë e ekipit përfaqësues”.

”Besoj se skuadra përpara 1 viti apo 2 vitesh ishte më mirë. Nuk mendoj se është faji i mesfushës, pasi çdo repart ka patur rënie, kemi bërë ndeshje të shkëlqyera si ajo në Portugali. Kohët e fundit nuk kemi kaluar një moment shumë pozitiv por po përmirësohemi, tashmë duam të bëjmë mirë të fitojmë në Izrael dhe të pozicionohemi sa më lart në renditje”.

”Kemi shumë lojtarë të mirë në skuadër kemi bërë gjëra të mëdha, dhe duam t’u rikthehemi rezultateve pozitive dhe të shfaqim në fushë të njëjtin nivel si para një viti. Kam besim se do t’ia arrijmë”.

”Kemi potencial për t’i mbyllur eliminatoret në vendin e 3-të. Fizikisht jam shumë mirë edhe pse nuk kam luajtur rregullisht, duam t’i fitojmë këto dy ndeshje për t’u rikthyer në nivelin e mëparshëm.”

”Eshtë folur shumë mbi të ardhmen time, por momentalisht unë jam te PAOK, kam kontratë 3 vjeçare me PAOK, nuk e di se çfarë mund të ndodhë me të ardhmen time dhe shpresoj që të luaj sa më shumë me PAOK, kjo është më e rëndësishmja”.

Më pas, foli mesfushori tjetër Amir Abrashi, teksa ky i fundit u largua në të njëjtën ditë me mesfushorin tjetër Taulant Xhaka. Ishte i mërzitur me mosaktivizimin ndaj Italisë dhe nuk preferoi të kthehej bashkë me ekipin në Tiranë në prag të miqësores me Bosnjë-Hercegovinën. Abrashi e pranon se ndihet keq kur nuk e nis lojën nga fillimi. Megjithatë, ai sot është sërish në Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa mohon të ketë pasur konflikt me trajnerin De Biasi.

”Jam një futbollist që dua të luaj në çdo ndeshje, por është trajneri ai që vendos formacionin, por në skuadër unë nuk jam i vetmi që dua të jem në fushë, sepse janë më shumë se 20 futbollistë që duan të luajnë me ekipin përfaqësues. Unë do të jap maksimumin sa herë që do të më jepet mundësia për të luajtur edhe pse në mesfushë, rivaliteti është shumë i madh.”

“Nuk kam pasur asnjë problem me trajnerin De Biasi, edhe pse dua të luaj gjithmonë e rëndësishme është që skuadra të paraqitet mirë. Duam të marrim pikë ndaj Izrealit dhe kjo është më e rëndësishmja”.

”Jemi një grup i mirë, por nuk kemi patur as fatin me vete siç ndodhi ndaj Izrealit, ndaj një skuadre si Spanja është gjithmonë e vështirë, ndërsa ndaj Italisë treguam se kishim potencial duke humbur dy shanse të mira që në minutat e para që mund të ndryshonin fatin e ndeshjes”.

”Duhet të paraqitemi mirë me Luksemburgun të fitojmë të shënojmë gola në mënyrë që çdo lojtar të fitojë besim, në mënyrë që të shkojmë në Izrael për të dhënë maksimumin dhe pse jo për të fituar edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Ne gjithmonë si skuadër kemi patur një mbrojtje të fortë, objektivi ynë është të mos pësojmë gol dhe të krijojmë disa raste për t’i fituar ndeshjet.”

“Fizikisht unë jam shumë mirë, jam plotësisht i gatshëm për dy sfidat e rradhës me Kombëtaren e Shqipërisë”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.