Abrashi gol, i hap rrugën suksesit të Freiburgut (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

Vetëm pak ditë nga pabesia që solli humbjen në shtesë kundër Portugalisë ka ardhur një gëzim për njërin prej lojtarëve të Kombëtares kuqezi. Bëhet fjalë për Amir Abrashin, i cili ka shënuar gol me Freiburgun, në javën e 6-të të Bundesligës, kundër Kaiserslaurenit. Skuadra e mesfushorit shqiptar ka fituar 2-0, ndërkohë që Abrashi ka qenë ai, që ka zhbllokuar shifrat, duke hapur serinë e golave në të 72′ pas një goditje nga 6 metra larg portës.

abraNdërkohë që pas disa minutave ka ardhur edhe dyfishimi me Petersen, duke hipotekuar praktikisht fitoren e Freiburgut që mban tashmë vendin e dytë në renditje. Ky për Abrashin është goli i parë në Buindesligën 2, ku ka luajtur vazhdimisht në 6 ndeshjet e deritanishme të kampionatit.

https://www.youtube.com/watch?v=xaj9XeSvCrA

S'KA KOMENTE

Comments are closed.