Abrashi, goli shqiptar në Gjermani

0
SHPËRNDAJE

imageLegjionarët/ Armir Abrashi po kalon një formë fantastike në futbollin gjerman, teksa është kthyer në një nga pikat kryesore të ekipit të Freiburg. Tashmë lojtari i Kombëtares shqiptare jo vetëm luan mirë, por gjen edhe rrugën e rrjetës. Edhe në ndeshjen e sotme Abrashi ishte protagonist në fitoren e Freiburg përballë ekipit të FSV Frankfurt. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 dhe ishte pikërisht mesfushori shtatshkurtër ai që shënoi golin e dytë në minutën e 49′ të takimit. Armir Abrashi luajti deri në minutën e 89′ të ndeshjes, duke qënë ndër lojtarët më të mirë në fushë për atë që dha, duke u shpërblyer edhe me gol.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.