Abrashi përfshihet në 11-shin ideal të lindjes…së Zvicrës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Abrashi në formacionin ideal të Zvicrës lindore. Kjo ka qenë përzgjedhja paksa befasuese e zviceranes “Tagblatt”, që megjithëse duke ditur se mesfushori luan për Kombëtaren shqiptare, në fakt e ka përfshirë në 11-shen e lojtarëve zviceranë që vijnë nga pjesa e Lindjes zvicerane.
AbrasFaktikisht, siç shpjegon edhe shkrimi, kriteri ka qenë thjesht krijimi i një skuadre me të lindurit në St. Gallen, ose në zonën përreth, të cilët janë shpërndarë nëpër Europë. Dhe fakt është që Abrashi ka lindur 25 vjet më parë në distriktin e Bischofszell, në pjesën e lindjes së shtetit helvet. Ndër të tjera, veç emrave të njohur të përfaqësueses së Zvicrës si Fabian Frei, Tranquillo Barnetta, apo Fabian Schar, shfaqet edhe një tjetër lojtar me prejardhje shqiptare. Bëhet fjalë për Orhan Ademin, i cili ka lindur në St Gallen, por familja e tij emigroi nga Kumanova e Maqedonisë, qytet me popullësi të konsiderushme shqiptarësh. Tashmë 23 vjeç, Ademi ka qenë pjesë e përfaqësueses zvicerane U-21.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.