Abrashi titullar në barazimin e Freiburg

0
SHPËRNDAJE

imageLegjionarët/ Armir Abrashi e ka nisur sërisht si titullar ndeshjen e rradhës me ekipin e tij Freiburg. Mesfushorini Kombëtares kuqezi ka qënë ndër lojtarët më të dalluar në ndeshjen Fraiburg-Arminia Bielefeld që përfundoi me rezultatin 2-2. Abrashi zhvilloi një ndeshje të kënaqshme teksa luajti thuajse të gjithë sfidën. Ai u zëvëndësua në minutën e 89′ nga trajneri i tij, pikërisht 1 minutë përpara se Freiburg të barazonte takimin në minutën e 90′. Armir Abrashi tregoi edhe njëherë se është një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin gjerman, teksa ka fituar edhe vendin e padiskutueshëm të titullarit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.