Adeniyi: Sapo të mbush pesë vjet në Shqipëri, do të aplikoj për pasaportë shqiptare

0
SHPËRNDAJE

James Adeniyi e ka ndarë mendjen: do të bëhet shqiptar me letra. Këtë e bëri të ditur vetë sulmuesi i Skënderbeut pas fitores 1-0 ndaj Luftëtarit, që erdhi pikërisht falë golit të tij.

Në prononcimin për SuperSport, sulmuesi nigerian foli ndër të tjera, teksa theksoi se sapo të mbushë pesë vjet në Shqipëri, do të aplikojë për pasaportë shqiptare.

“Sa shqiptar ndjehem, duke qenë se e flas mirë gjuhën? Sapo të mbush pesë vjet në Shqipëri, do të aplikoj për pasaportë shqiptare.

Vendosja në mesfushë? Ndihem mirë, po luaj me mbrojtësin Osmani dhe mesfushorin Orelesi, po gjej hapësira dhe jam shumë mirë edhe në mesfushë.

Golat e mi? Ndoshta prisnin më shumë prej meje, por unë jam sulmues i dytë. Te Laçi kam qenë sulmues i parë dhe shënoja më shumë”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Skënderbeut, James Adeniyi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.