Adil Rami ikën nga Milani, zyrtarisht te Sevilja për 4 vjet

0
SHPËRNDAJE

ramiSevilja ka marrë mbrojtësin Adil Rami nga Milani. Radio zyrtare e klubit spanjoll ka përcjellë zyrtarzimin e këtij lajmi, duke bërë të ditur se shuma që do t’i paguhet klubit italian është mbi 4 milionë euro, teksa francezi ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me iberikët fitues të Europa League 2014-2015, që do të jenë pjesëmarrës automatikisht në edicionin e ri të Champions.

“Vendosa të pranoj një sfidë të re…të hënën do të jem në Sevilja për vizitat mjekësore. Ju përqafoj dhe dëgjohemi shpejt”, ka shkruar vetë lojtari në profilin e Facebook. Rami, i cili ka luajtur edhe më parë në Ligën spanjolle te Valencia, kishte shumë oferta nga klubet angleze, turke, apo edhe Olimpik Lion. Por si përfundim, ai është blerja e tretë e Seviljas, pas Krohn-Delhi e Kakuta.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.