Administratori Gjyrezi: Bakaj gaboi, por e vlerësoj për ndershmërinë

0
SHPËRNDAJE
loading...

Superiorja / Situata e Elis Bakajt dhe kërkesa e tij për të mos luajtur në ndeshjen kundër Tiranës i ka habitur të gjithë pa përjashtim te Vllaznia. Është padyshim një rast i pa precedent ky i sulmuesit që refuzon të luajë ndaj ish – ekipit të tij që rrezikon rënien nga Superiorja, duke hedhur poshtë dhe duke shkelur me këmbë Vllazninë që i hapi dyert kur ishte pa ekip.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe administratori i klubit shkodran, Astrit Gjyrezi, që e ka cilësuar gjestin e Bakajt si joprofesionist. Në një prononcim për Panorama Sport, administratori i Vllaznisë është shprehur se sulmuesi gaboi në këtë vendim, duke i kujtuar se në të kaluarë edhe lojtarë shkodranë e kanë ndëshkuar Vllazninë.

“Kam folur me lojtarin dhe më ka kërkuar të mos jetë në këtë takim. Ishte diçka e papritur dhe është një nga rastet më të veçanta kur një lojtar paguhet për një punë dhe mos e bëjë atë. I kujtoj Elisit se Vllazninë e kanë ndëshkuar jo pak herë lojtarë shkodranë ndër vitet kur kanë luajtur për ekipe të tjera. Mirëpo, nuk e vë në dyshim se sa e duan ata Shkodrën dhe Vllazninë. Megjithatë, ky ishte një vendim personal i Bakajt dhe nuk kishim si ta kundërshtonim. Nga ana morale, unë e vlerësoj ndershmërinë, pasi mund të kishte bërë atë që askush sdo të donte, të luante por të mos jepte asgjë në fushë”, deklaroi Gjyrezi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.