Administratori Gjyrezi: “Kërkesa absurde, “Gea Sport” nuk hodhi asnjë fond”

0
SHPËRNDAJE

Astrit Gjyrezi
Astrit Gjyrezi

Superiorja/ Vllaznia u trondit ditët e fundit nga një lajm ku ish presidenti i saj për pak muaj, Roberto Nava e kishte hedhur në gjyq duke kërkuar një dëmshpërblim prej afro 300 mijë eurosh. Kjo gjë nuk i ka lënë as kohën për të festuar teksa tashmë “Gea Sport” është kthyer në një makth. Zvicerianët e kanë dërguar çështjen në gjykatën e arbitrazhit, por administratori Astrit Gjyrezi i hedh poshtë këto kërkesa. Madje në një prononcim për “SuperSport” i quan absurde nga pala e “Gea Sport”

Realisht ekziston një çështje e tillë, por nuk janë ato shifra që përmenden. Gjithsesi, klubi “Vllaznia” dhe bashkia kanë mbajtur qëndrimin e vet. Kemi filluar edhe ne kundërshtimin për kërkesën e tyre, që është absurd, duke bërë hapin e parë marrjen e një studioje ligjore, e cila do ta ndjekë hap pas hapi këtë çështje. Gjatë momentit të prezantimit të “GEA Sport” si sponsore dhe drejtuese e Vllaznisë Kompania zviceriane nuk ka bërë asnjë investim në klubin “Vllaznia” dhe ky është një gur i fortë në anën tonë.

Tani t’ua lëmë etapave të mëtejshme të gjyqit këtë problem. Nuk mund t’i bëjmë publike faktet dhe mënyrat si do të mbrohemi, por duke u ndalur te kushtet e kontratës së nënshkruar, moszbatimin e saj nga pala zviceriane, edhe këto fakte do përdoren natyrisht për të mbrojtur interesat tona.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.