Adnan Januzaj i jep fitoren Manchester Unitedit (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

januzajManchester United është përballur mbrëmjen e sotme me Aston Villan në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Premier League. Djajtë e Kuq kanë arritur të fitojnë minimalisht me rezultatin 0-1 falë një goli të Adnan Januzajt. Lojtari i cili aktivizohet për kombëtaren belge nuk luante një ndeshje si titullar që nga shkurti i këtij viti. Trajneri i Manchester United, Luis Van Gal ka preferuar ta hedhë menjëherë në fushë futbollistin me origjinë shqiptare, në vend të Ashley Young dhe lëvizja ka rezultuar tepër efikase pasi Januzaj i dha golin e fitores skuadrës së tij. Sulmuesi ka shënuar në minutën e 29-të një gol mjaft të bukur, duke shmangur fillimisht mbrojtësin që e markonte dhe më pas duke goditur portën.

Në vijim ju sjellim edhe videon e golit të shënuar nga Januzaj:

https://www.youtube.com/watch?v=vpleKp9CBjg

S'KA KOMENTE

Comments are closed.