Afrikanët dhe Akademia e Tiranës!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skuadra e Tiranës ka shfaqur probleme të theksuara në repartin e avancuar. Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit, për hir të realitetit, në pjesën e dytë skuadra e Josës krijoj volum të madh loje në mesfushë, por në repartin e avancuar ekipi ka shumë probleme. Golat vijnë shpesh herë nga Taku apo edhe ndonjë mesfushor tjetër, ndërs sulmuesit Edeh dhe Cise kanë muaj që “flejnë gjumë duke vrapuar”.  Një sulmues matet me gola dhe deri tani Tirana po vuan mungesën e gjetjes së golit nga reparti i avancuar. Ndërkohë që po t’i hedhësh një sy Akademisë Bardheblu gjithmon ka prodhuar lojtarë, por që afrikanët janë kthyer në një postobllok për ata. Keni rastine  freskët, edhe pse jo një sulmues. Doka vjen nga Akademia dhe ishte në ndër të spikaturit në rradhët e 24 herë kampionëve të Shqipërisë. Tirana parimisht dhe praktikisht ka dështuar projektin me lojtarët afrikanë si në fushë, por edhe financa. Një klub me qindra borxhe s’mund të mbaj lojtarë 4-5 mijë dollar në muaj, të cilët kanë fobi nga portat kundërshtare.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.