Afrikanët gëzojnë Tiranën

0
SHPËRNDAJE

Kategoria e Parë/ Tirana është kthyer në Shqipëri prej disa ditësh dhe të gjithë në kampin bardheblu e kanë vështrimin te ndeshja me Kukësin për llogari të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Ze Maria kërkon ta mbrojë këtë trofe dhe fillimisht duhet të eliminojë kampionët në fuqi.

Për stafin teknik ka lajme të mira, pasi sot me ekipin janë bashkuar edhe lojtarët afrikanë, të cilët për shkak dokumentacioni erdhën nga Turqia në Shqipëri me vonesë.

Junus Sentamu, Toni Mauexhe. Mohamed Musa, Kenet Muguna dhe Samsun Iliasu janë vënë nën urdhrat e stafit teknik. Mungesë e rëndësishme kundër Kukësit është ajo e Albi Dokës, i cili ka pësuar një tërheqje para pak ditësh.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU