Afrim Taku: Fitorja detyrim, Korabi i vështirë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në letër, Tirana-Korabi duket një ndeshje e lehtë për bardheblutë, pasi skuadra debutuese në Superiore është në krizë të thellë rezultatesh, me vetëm 6 pikë në 14 javë, por për Afrim Takun nuk ka kundërshtarë të thjeshtë. Fitorja është opsioni i vetëm për bardheblutë, por ky objektiv sipas 27-vjecarit arritet vetë, duke e vlerësuar në maksimun ndeshjen e radhës.taku1

“Mendoj që është ndeshje shumë e rëndësishë. Të gjitha skuadrat duan të marrin pikë dhe bëjnë llogarite e tyre. Ne bëjmë llogaritë tona e na duhet vetëm fitorja për të qenë më të qetë në takimet e tjerë”.

Duke iu kthyer humbjes në Vlorë me Flamurtarin, Taku këmbëngul se Tirana ka zhvilluar një lojë të mirë duke e dominuar kundërshtarin në cdo aspekt, por nganjëherë futbolli është i padrejtë.

“Flamurtari shkoi vetëm dy herë në portën tonë dhe në një rast shënoi. Ne ishim më mirë në cdo aspekt, por futbolli i tillë është jo gjithmonë të jep atë që meriton”.

Taku është futbollisti që ka spikatur më shumë te Tirana në këtë sezon në shumë pozicione, madje edhe si golashënues, pasi e ka gjetur 5 herë rrugën e rrjetës, megjithatë ai ruan modestinë duke u shprehur se gjithcka i dedikohet punës.

“Nuk ka ndonjë sekret të madh për paraqitjet e mira. Cdo futbollist duhet të ruajë vazhdimësinë dhe të punojë shumë dhe të mos mendojë se me një takim të mirë ka arritur kulmin. Pra celësi i suksesit për mendimin tim është puna e vazhdueshme”.

Nga mungesa e Gentian Mucës, te vështirësia për të shkuar te goli, Taku mendon se Tirana duhet të jetë më agresive para portës kundërshtare./Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.