Afrim Taku në kontake me Chicago Fire në MLS

0
SHPËRNDAJE

Afrim-Taku-Kf-Tirana_3Mesfushori tiranas, Afrim Taku, nuk ka vazhduar kontratën e tij me skuadrën bardheblu. Në fakt ai e kishte bërë të ditur edhe më parë se do të shkonte drejtë SHBA-s për të jetuar me të fejuarën e tij. Minuta90.com ka zbuluar se pikërisht menaxheri shqiptar nga Maqedonia, Luan Kadriu, i cili jeton në SHBA është në kontakte të vazhdueshme me klubin e MLS Chicago Fire. Në MLS vazhdon ende të jetë e hapur deri në fund të muajit Shtator dritarja e transferimeve. Kështu që shpresat janë të mëdha që Taku të vazhdon karrierën e tij në një kampionat që kohët e fundit ka progres të madh ku janë transferuar yje si Pirlo, Lampard, Drogba, Kaka’ dhe shumë të tjerë. “Jemi në bisedime, gjërat kanë përparuar në rrugën e duhur. Shpresojmë të konkretizojmë këtë transferim,”- është shprehur menaxheri Luan Kadriu enkas për minuta90.com.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.