Afrim Taku vishet për herë të parë kuqezi, besnikëri Tiranës

0
SHPËRNDAJE

Afrim Taku është një nga prurjet e reja të kampionatit shqiptar, që janë grumbulluar për miqësoren e Kombëtares kuqezi ndaj Francës. Mesfushori 25-vjeçar i Tiranës duket tepër i ngazëllyer për këtë thirrje të parë, që ia ka dedikuar klubit bardheblu dhe tifozëve të zjarrtë. Madje ditët e kaluara ka deklaruar se në Shqipëri do të luajë vetëm për bardheblutë, duke hedhur poshtë mundësinë e përfolur për te Skënderbeu.

takuqziNdërkohë që si për t’ia këmbyer favorin, në profilin zyrtar të skuadrës kryeqytetase kanë publikuar me krenari një foto ku shfaqet lojtari me uniformën kuqezi (sërish me numër 26, ashtu si fanella bardheblu), që ndoshta mund ta veshë edhe për disa minuta, gjithmonë nëse do t’i jepet mundësia të zbresë në fushë të shtunën ndaj francezëve. Gjithsesi, edhe nëse nuk do të luajë, me siguri këtë grumbullim do ta mbajë mend gjatë, përderisa është i pari.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.