Afrim Taku vjen nga USA. Nesër drejt Korçës

0
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë u njoftua se do të kishte një rikthim të Afrim Takut te Skënderbeut. Tashmë gjithçka është zyrtare.

Lajmin e konfirmoi para 3 ditësh trajneri Ilir Daja, i cili bëri të ditur se Taku kishte kërkuar vetë të rikthehej dhe stafi teknik e mirëpriti. Sot Afrim Taku do të udhëtojë nga Amerika drejt Shqipërisë, pasi e ka prerë përpara dy ditësh biletën e avionit. Me shumë mundësi, nesër Taku do të niset drejt Korçës dhe pasdite do të jetë gati për stërvitje me Skënderbeun.

FIRMA – Afrim Taku vjen sot në Shqipëri dhe nesër gjasat janë që të prezantohet te Skënderbeu. Mbetet për t’u parë kohëzgjatja e kontratës, por me shumë gjasa ai do të firmosë për një vit. Mesfushori luajti 4 ndeshje me Skënderbeun në Europa League dhe që atëherë ai tha se largimi i tij nuk ishte një lamtumirë. Më pas shkoi në Amerikë dhe u fol se do të gjente atje një skuadër për të vazhduar karrierën. U fol edhe për një kalim të mundshëm te Partizani, por gjithçka mbeti në kuadrin e fjalëve. Skënderbeu vazhdon të shkëlqejë në Europë dhe Taku u bind plotësisht për të vazhduar projektin me korçarët. Taku ka luajtur pak me Skraparin dhe më pas ka qëndruar vetëm me Tiranën. Gjithçka tashmë është zyrtare dhe Afrim Taku është një emër më shumë në listën e Skënderbeut të sezonit të ri. Daja e donte patjetër këtë lojtar, që e njeh më mirë se askush tjetër, ndaj dhe presidenti Ardjan Takaj e bëri realitet këtë përforcim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.