Agim Canaj: Nuk jam trajner i Tërbunit, kam disa alternativa

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gimCanajShumë është folur ditët e fundit për Agim Canajn, si trajner i Tërbunit. Madje për disa ishte e mbaruar, mirëpo është vetë tekniku vlonjat që për “Minuta90” tregon se diçka e tillë s’është e vërtetë, megjithëse ka pasur bisedime me drejtuesit e klubit pukjan: “Nuk jam trajner i Tërbunit. Mund të them se kam pas vetëm një takim miqësor dhe vetëm kaq. Për momentin ka disa arsye që s’mund ta marr drejtimin e ketij ekipi. Gjithsesi, ende s’kam vendos. Di të them se kam edhe alternativa të tjera për të drejtuar në këto momente, prandaj do të më duhet të vlerësoj çdo gjë me qetësi”, ka deklaruar Canaj. Githashtu, “Minuta90” ka mësuar se trajneri ka pasur kontakte me Flamurtarin për të marrë një rol drejtuesi në klub, megjithatë ai duket më i prirur nga trajningu.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.